E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmetet godasin Europën

Tërmetet kanë përfshirë një pjesë të mirë të vendeve të Europës Lindore. Lëkundje të tokës me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar në pjesën veriore të Gjeorgjisë. Si raporton rrjeti britanik BBC, epiqendra ishte në zonën Oni, rreth 80 km larg qytetit të Kutaisit. Lëkundjet janë ndierë edhe në kryeqytetin Tbilisi, si dhe Gori dhe Zugdidi në perëndim të vendit. Nuk ka njoftime për viktima, por vetëm për dëme materiale. Po kështu, edhe nga ishulli i Sicilisë vijnë raportime për tërmet. Sipas institutit Italian të Gjeofizikës, tërmeti që u ndie në një rreze rreth 85 kilometra ishte 4 ballë i shkallës Rihter.
Lëkundje më të forta rreth 5 ballë të shkallës Rihter u ndien në qytetin e Palermos, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Deri tani nuk ka raportime për viktima, të plagosur apo dëme materiale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›