Ilinden, dalin në pah fakte të reja
Fakte të reja kanë dalë në dritë lidhur me mbytjen e anijes “Ilinden” në liqenin e Ohrit, ku humbën jetën 15 turistë bullgarë. Të mbijetuarit e tragjedisë, të pyetur nga mediat bullgare kanë deklaruar se anija turistike nuk kishte jelekë shpëtimi dhe se kur kanë rënë në ujë u është dashur të kapen pas çdo gjëje për të shpëtuar.
Ndërkohë, ministri bullgar i Transporteve është shprehur se shkak i fundosjes dyshohet të ketë qenë këputja e kabllit që lidh timonin me helikën. Një tjetër pistë është ajo e tejmbushjes së anijes. Një deklaratë edhe më e fortë vjen nga drejtuesit e fesë në Bullgari, të cilët tragjedinë e tre ditëve më parë e cilësojnë një mallkim të zotit. Deklarata është bërë nga një peshkop, i cili tha se sipas tij lejimi i koncertit të Madonës më 29 gusht ishte mëkat, pasi në këtë ditë feja ortodokse kremton ditën e Gjon Pagëzorit.
Gjatë meshës për 15 turistët bullgarë që u mbytën të shtunën në Maqedoni, metropoliti Nikolai tha se koncerti i këngëtares kishte qenë një sakrilegj.