E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Fund bojkotit nëse hapen kutitë

Socialistet perforcojne idene se bojkoti I parlamentit mund te perfundoje vetem nese kreu i mazhorances Sali Berisha hap kutite e votimit per rinumerim. Sekretarja per marredheniet me jashte e socialisteve Arta Dade i kujtoi edhe njehere kryeministrit kushtet e opozites.

• Paloka: Rama të ndjekë rrugën demokratike

“Nuk është bojkoti që krijon krizën, por kriza që sjell bojkotin.
Bojkoti tashmë është në dorë të Sali Berishës. Kërkesa jonë është e
thjeshtë: Shumicën në një komision hetimor parlamentar, të pakushtëzuar
në objektin e hetimit, që përfshin hetimin e kutive së bashku me
materialet zgjedhore, për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit. Pa u
garantuar e drejta e votës nuk mund të ketë demokraci në Shqipëri. Dhe
për të risjellë demokracinë në këtë vend, ne do të përdorim çdo rrugë
demokratike, pa lënë dhe protestat dhe nuk do të pranojmë të bëhemi
pjesë e dekorit në kutinë e mbyllur të parlamentit të Berishës dhe
Topallit” tha Dade.

Gerdeci, shembja e tunelit ne Kalimash dhe permbytja e Nenshkodres jane 3
katastrofat pasoje e nje pushteti qe buron nga vjedhja e votave. “Më
pas shembja e tunelit të kombit, që varrosi qindra milionë euro të
taksapaguesve shqiptarë. E së fundi, përmbytjet në Shkodër, që rrënuan
mijëra familje. Shqipëria është në krizë dhe në mënyrë është artikuluar
dhe nga ndërkombëtarët” tha Dade.

Dorian Kodra

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 23 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›