ISKSH përfundon kontratimin me farmacitë, për 2010
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka përfunduar procesin e kontraktimit të farmacive për vitin 2010, në të gjithë vendin, duke lidhur kontrata me 590 Farmaci dhe 160 Agjenci farmaceutike ne zona rurale. Po keshtu janë lidhur kontrata me 43 Depo importuese si dhe 46 Depo distributore në shkallë vendi.
ISKSH ka lidhur dhe 6 kontrata 3-paleshe ISKSH –QSUT-Depo Importuese me
qellim realizimin e dhenies te disa barnave me kosto te larte mjekimi
prane farmacise se Qendres Spitalore Universitare Tirane. Kontratat
parashikojne qe pacienti ne cdo kohe ka drejte t’i vihet ne dispozicion
Lista e Barnave te Rimbursuara si dhe te sqarohet per cdo problem qe
mund te kete. Sipas drejtoreshes se ISKSH-se, Elvana Hana, në këto
kontrata janë bërë disa përmirësime, ku ku ndër më kryesorët është
detyrimi i farmacisë me të cilën ISKSH lidh kontratë, për të dhënë
barnat e listës së rimbursimit vetëm me recetën e mjekut, edhe në rastet
kur personi nuk i përfiton ato nga rimbursimi. Kjo pikë është shtuar në
kontratë në mënyrë që të evitohet në maksimum fenomeni i shitjes së
barnave pa recetë.
Një pikë tjetër e rëndësishme është se nuk do të ketë më limit financiar
për shumën që rimbursohet nga farmacitë.Për të gjitha rastet e
shkeljeve të kontratës merren masa me gjobë deri në prishje të kontratës
, dhe ne disa raste dhe deri ne propozim per heqje licence
profesionale. Në përfundim të procesit do të krijohet regjistri kombëtar
i farmacive.
Edlira Sulejmani
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 23 janar 2010 )
< I mëparshmi