E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Ka mundësi për zgjidhjen e krizës

Me anë të një konference shtypi, deputetja e PS, Arta Dade, përveç se shprehur keqardhjen për dështimin e negociatave me ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës, tha se përgjegjës për këtë është Sali Berisha.

“Kanë ekzistuar të gjitha mundësitë që kriza të zgjidhej, dhe këto mundësi janë ende, duke respektuar Kushtetutën dhe transparencën, por pengesa e vetme është Sali Berisha. Tashmë të gjithë shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar e kanë plotësisht të qartë se Sali Berisha ka frikë nga transparenca. Frika nga e vërteta e zgjedhjeve të 28 qershorit e bën atë të mos stepet edhe duke sakrifikuar integrimin evropian të shqiptarëve dhe Shqipërisë, e të zvarrisë ashtu si deri më sot edhe vetë procesin e liberalizimit të vizave”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se Partia Socialiste dhe opozita e bashkuar do të vazhdojnë betejën për kauzën e transparencës. “Rikonfirmojmë bindjen tonë se hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve janë jo vetëm kërkesa legjitime, të bazuara në Kushtetutë dhe frymën evropiane, por janë e vetmja mënyrë për ta nxjerrë Shqipërinë nga spiralja e zgjedhjeve që nuk plotësojnë standardet dhe për të garantuar që zgjedhjet e ardhshme të jenë konform këtyre standardeve, ndërkombëtarisht të pranuara”, përfundoi Dade.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›