MASH: Skemë e re për financimin e arsimit të lartë
Aplikimi i një skeme të tillë, deklaron ministri i Arsimit dhe Shkencës, ka për qëllim të ulë diferencën mes pagesave të studentëve në arsimin publik dhe atë privat.
Një skemë e ngjashme aplikohet në Lituani dhe Kili. Sipas kësaj skeme, fondet e buxhetit të shtetit do t’u shkojnë drejtpërdrejt studentëve përmes kuponit të edukimit.
Ky kupon ka një shumë të caktuar, ndërkohë që janë universitetet publike dhe private që përcaktojnë diferencën që duhet të paguajë studenti.
Modeli i ri për financimin e arsimit të lartë është cilësuar një domosdoshmëri që diktohet nga reformimi i sistemit të arsimit të lartë për të garantuar cilësi më të lartë të përgatitjes së studentëve.
Sipas ministrit Tafaj, në kushtet e reja të krijuara të përmbushjes së aspiratës së të rinjve për të vijuar studimet e larta, modeli aktual i financimit është bërë pengesë, pasi është i papërballueshëm për kërkesat gjithnjë e në rritje të rinisë dhe gjetja e një modeli të ri është domosdoshmëri.
Një model financimi, i cili po zbatohet në shumicën e vendeve sot në mbarë botën, është ai i bazuar në parimin: paraja ndjek studentin, i emërtuar ndryshe edhe sistemi i bazuar në kupona (vouchers), që ka në themel arritjen e 5 objektivave kryesorë: kontributi në rritjen ekonomike, eficenca, barazia, qeverisja dhe qëndrueshmëria fiskale.
Duke marrë në konsideratë këto objektiva kryesore, si edhe bazuar në përvojat më të mira të grumbulluara në zbatimin e modeleve të reja të financimit, Shqipëria po ndërton modelin e saj, duke marrë parasysh edhe specifikat që kemi: gjendja aktuale e sistemit, infrastruktura, personeli akademik, situata ekonomike e familjeve, diferencat në zhvillim midis rajoneve të ndryshme, perspektiva e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, etj.
Sistemi i kuponëve, sipas ministrit Tafaj, u jep studentëve lirinë e zgjedhjes, duke u siguruar atyre të drejta të barabarta. Nga ana tjetër, ky sistem e bën arsimin e lartë më të shumëllojshëm, u përgjigjet kërkesave të studentëve dhe kërkesave të tregut të punës. Po ashtu, sistemi bazuar në parimin paraja ndjek studentin u siguron mundësi të barabarta studentëve për shkollim.
Ky parim rrit ndjeshëm autonominë e institucioneve përmes një qeverisjeje më të mirë, bazuar edhe në planet e zhvillimit strategjik, vlerësoi Tafaj, duke shtuar se parimi kryesor në përdorimin e sistemit të kuponëve është se ai nxit konkurrencë më të madhe midis ofruesve të shërbimit arsimor, përmes politikave mbështetëse drejtpërdrejt nga konsumatorët se sa nga shteti.