Dade: Negociatat, Berisha e pranoi krizën por të mos harrojë hapjen e kutive

Tiranë, 4 shkurt, NOA - Kur hetohet një krim,
me provat nuk mund të ketë kompromis. Një fakt të tillë e ka bërë publik sot përmes
një deklarate për shtyp, deputetja socialiste Arta Dade.Sipas saj, duke
pranuar Rezolutën e Këshillit të Europës, pas përpjekjesh të dështuara për ta
ndryshuar atë, Sali Berisha më në fund u detyrua të pranojë ekzistencën e krizës
politike dhe zgjidhjen e saj në tryezën e presidentit.
Partia Socialiste është e vendosur që kjo
krizë të zgjidhet vetëm përmes negociatash në prani të presidentit të
Republikës që do të rezultojnë në ngritjen e komisionit hetimor parlamentar me
objekt hetimor të pakufizuar të procesit elektroral të 28 qershorit, tha Dade
lidhur me një fakt të tillë.
Sipas saj, për opozitën kutitë janë themeli i
hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Sali Berisha nuk do të mund ta pengojë kurrë
me forcë këtë hetim, prandaj ne e ftojmë atë të reflektojë me seriozitet dhe të
bëhet pjesë e transparencës që kërkon opozita, shqiptarët dhe miqtë tanë
ndërkombëtarë e të heqë dorë nga mjetet e vjetëruara për të keqinterpretuar
rezolutën e Këshillit të Europës dhe të vonojë me argumenta falsë zgjidhjen e
krizës, përfundoi deklaratën e saj deputetja Dade.
n.e/NOA