E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama dhe Lakrori nisin fushatën në Elbasan

Sipari i kësaj fushate është çelur në Elbasan, ndërsa do të vijojë në të gjithë vendin, deri më 26 shtator kur edhe do të zhvillohet votimi për kreun e ri të kësaj partie. Edhe një herë tjetër, Rama e ka vënë theksin tek zgjedhjet, duke i konsideruar të pa vlefshme. "Ky proces është i deformuar në rrënjën e vet, është një proçes, të cilin kemi detyrimin karshi vendit, shoqërisë, të ardhmes së përbashkët që t'a denoncojmë e shvleftësojmë deri në fund" tha Rama.

Ai tha më tej se “ne refuzojmë ta pranojmë si Kuvend legjitim i gjithë përfaqësuesve të popullit shqiptar dhe e konsiderojmë si një institucion që nuk e ka legjitimitetin e domosdoshëm për të diktuar punët e vendit me forcën e kartonave. Nga ana tjetër, refuzojmë që të pranojmë një realitet të deformuar nga një farsë zgjedhore, që përfundoi me cënimin e një të drejte elementare ligjore e demokratike për të hapur kutitë e dyshuara".

Ndërsa kandidati tjetër, Maqo Lakrori tha se platforma e tij përmban tre qëllime: ringritjen e Partisë Socialiste, ardhjen e së majtës demokratike në pushtet dhe qeverisjen sipas standardeve euroatlantike. "Që të arrijmë këto duhet një reformim i thellë, partia jonë duhet të ndahet një herë e mirë nga kulti i individit politik dhe të drejtohet në mënyrë kolegjiale", deklaroi Lakrori.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›