E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha publikon emrat e qeverisë së re

Nga emrat që publikoi Berisha spikasin ata të qeverisë së kaluar, por në dikastere të tjera, si dhe disa ish-bashkëpunetorë të afërt të tij, si Tafaj apo Imami.

Keshtu, sipas Berishës, i cili u dekretua sot si kryeministër nga presidenti Topi, ekzekutivi do të ketë këtë përbërje:

Zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, Ilir Meta;
Ministër i Drejtësisë, Bujar Nishani;
Ministër i Financave, Ridvan Bode;
Ministër i Brendshëm, Lulzim Basha;
Ministër i Bujqësisë, Genc Ruli;
Ministër i Mbrojtjes, Arben Imami;
Ministër i Ekonomisë, Dritan Prifti;
Ministër i Transporteve, Sokol Olldashi;
Ministër i Arsimit, Myqerem Tafaj;
Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera;
Ministër i Mjedisit, Fatmir Mediu;
Ministër i Shëndetësisë, Petrit Vasili;
Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri;
Ministër i Shtetit dhe Marrëdhënieve me Parlamentin, Genc Pollo;
dhe Ministre e Integrimit, Majlinda Bregu.

Gjatë fjalimit të tij Berisha falendëroi bashkëpunetorët e tij që nuk janë më në qeverinë e re.

“Jam përpjekur të bëj përzgjedhjen më të mirë, por kur e ke të vështirë për shkak të personaliteteve të shumta që kanë hyrë këtë vit në Parlament, nuk mund të them se kam gjetur qeverinë e përsosur, por ajo do të japë kontributin e saj për një Shqipëri evropiane”, u shpreh z. Berisha.

Kryeministri bëri të ditur se këto emërime do të paraqiten nesër për dekretim tek presidenti i Republikës, Bamir Topi.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›