Studentët e Vlorës: Mbroni rininë, është në regres të plotë
16/01/2009 Këshilli studentor dënon plagosjen e studentit 21-vjeçar pak ditë më parë
VLORE- Studentët e universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” kanë reaguar dje për ngjarjen e ndodhur në datën 12 janar kur një studente qëlloi me thikë shokun e saj. “Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur në universitetin “Ismail Qemali”, ditën e hënë, këshilli studentor i universitetit e vlerëson ngjarjen si shumë të rëndë. Ne si përfaqësues të komunitetit studentor kemi dalë këtu për të shfaqur shqetësimin madhor të këtij komuniteti në lidhje me këtë ngjarje si dhe me të tjera që fatmirësisht nuk kanë arritur në përfundime tragjike. Vitet e fundit ndikuar edhe nga kushtet social-ekonomike, po shohim një rritje drastike të rasteve të përdorimit të drogës, vetëvrasjeve, si dhe fenomenit të dhunës në shoqërinë studentore. Pa dashur të japim leksione apo për të bërë moral, konstatojmë se rinia dhe studentët janë në regres të plotë. Interesat, kërkesat dhe nevojat e saj rriten dita ditës, ndërkohë nga ana tjetër shohim që s’ka asnjë angazhim apo interesim nga strukturat përkatëse. Kushtet e vështira ekonomike familjare, përdorimi i drogave të ndryshme, mungesa e aktiviteteve social-kulturore e sportive, pse jo edhe kërkimore studimore kanë rënduar së tepërmi gjendjen e studentëve, si dhe botëkuptimin e tyre për një jetë normale. Të gjitha këto kanë rritur në mënyrë skandaloze apatinë e përgjithshme, po bëjnë që studentët dhe të rinjtë në qytetin e Vlorës të humbasin besimin në vetvete dhe të bëhen pre e dhunës, përdorimit të drogës, depresionit apo emigrimit. Pasojat nuk kanë nevojë për koment, ato mund të jenë të gjithanshme, por asnjëherë pozitive dhe në të mirë të shoqërisë. Prej kohësh këshilli studentor ka kërkuar që në universitet të vendoset një psikologe, por asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Gjithashtu indiferenca e autoriteteve drejtuese ndaj kërkesave të këshillit studentor ka bërë që në universitet të ketë kolaps të plotë”.