E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Transparencë për të shkuar në zgjedhjet lokale

TIRANë- Përpara fillimit të seancës së sotme parlamentare, deputetja Arta Dade ka deklaruar për Neës 24 edhe njëherë se PS do të hyjë në Kuvend me shpresën për të gjetur një konsensus, për transparencën e plotë të zgjedhjeve. Deputetja Dade është shprehur se transparenca është kusht edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Ne kemi ardhur në parlament për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit që do ti shërbejë edhe zgjedhjeve të ardhshme, por pa u arritur standartet e kërkuara nuk mund të flasim për zgjedhjet e ardhshëme. Kemi besim se situata do të ndryshojë, pasi koha po punon gjithnjë e më shumë për ne” – u shpreh Dade.
Duke sqaruar pozicionin e PS në parlament dhe PS që del në protestë, Dade u shpreh se kjo është një gjë normale, pasi edhe protestat po përdoren në funksion të transparencës, janë një mjet demokratik, sipas saj.
“Përpjekja për arritjen e transparencës nuk përjashton protestën. Protesta është një mjet demokratik, deri tani nuk ka asnjë sinjal për kompromis. Kriza politike është shumëdimensionale dhe vjen duke përkeqësuar edhe krizën ekonomike.” – theksoi Ara Dade.
E pyetus se pse nuk po ndërhyjnë më ndërkombëtarët Dade ka sqaruar se: “ndërkombëtarët nuk po angazhohen sepse kanë thënë që klasa politike shqiptare duhet ta zgjidhë vetë krizën”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›