E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, nis seanca, PS në sallë. Nuk ka sinjal për negociata

TIRANE- Ka nisur seanca e radhës në kuvend ku opozita do të jetë e pranishme vetëm gjatë 60 minutave të diskutimeve të lira.

Pak para fillimit të seancës deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e konsideroi vendimin e opozitës për pjesëmarrje të kushtëzuar në kuvend si strategji, që sic tha ai do ta cojë opozitën drejt një asfiksie politike. Në një komunikim në Neës24, Alibeaj u bëri thirrje deputetëve të opozitës të kryejnë detyrimet morale të zgjedhësve të tyre.
“Nuk ka betejë parlamentare. Parlamentarizëm do të thotë të marrësh pjesë në seancë, të japësh alterantivën tënde opozitare në të gjitha cështjet. Ky është një detyrim moral i atyre që i kanë votuar “ u shpreh Alibeaj.

Ndërkaq deputeti demokrat theksoi bindjen e mazhorancës për transprencën e zgjedhjeve me mjete kushtetuese.

“Ne i qëndojmë të njëjtës fjalë që kur u kërkua transparenca e zgjedhjeve. Transparenca bëhet në rrugë institucionale. Është e drejta e tyre të vijnë të kërkojnë transparencë, por me mjete kushtetuese” tha Alibeaj.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›