Dade: Vendimi duhet të jetë institucional
Deputetët
Deputetët socialistë komentuan dje letrën e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, duke e injoruar atë. Ligjvënësja e kësaj partie, Arta Dade, tha se Topalli duhet të bëjë punën e saj si drejtuese e Parlamentit dhe marrëdhënia e saj me PS duhet të jetë institucionale dhe individuale. “Do të ishte mirë që zonja Topalli të bënte detyrën e sajë si spikere e Parlamentit dhe marrëdhëniet e saj me deputetët nuk janë individuale, por janë institucionale”, tha Dade. Ndërsa një tjetër deputete e selisë rozë, Eglantina Gjermeni, tha se vëmendja maksimale duhet përqendruar te përmbytjet dhe se grupi kuvendor socialist nuk ndryshon vendimin nga bojkoti. “Vetëm nëse ka një seancë të jashtëzakonshme për situatën e përmbytjeve. Vendimi duhet të jetë institucional edhe politik i gjithë grupit parlamentar të Partisë Socialiste”, deklaroi Gjermeni.
#