Dade kundër Doris Pak
21/03/2009 Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në PS Arta Dade iu kundërpërgjigj deklaratës së eruparlamentares Pak sa i takon pajisjes me letërnjoftimet. “Me qëndrimet jozyrtarë të Doris Pak jemi mësuar jo ne, por gjithë Shqipëria. Prononcimi i saj i sotëm shpreh një qëndrim personal, por jo qëndrimin e deklaratës, ku thuhet shprehimisht: “Lehtësira të tjera financiare duhet të propozohen për qytetarët që u përkasin kategorive të pafavorizuara dhe vulnerabël” (me të ardhura të pakta)”, - u shpreh deputetja socialiste Dade. Sipas saj, kjo do të thotë se shqetësimi PS-së është kuptuar drejt. “Ne ripërsëritim propozimin tonë për pajisjen e shtetasve me kartat e identitetit falas si të vetmen zgjidhje për të mos u hequr qindra mijëra votuesve me të ardhura të pakta financiare të drejtën e votës e për të shmangur dështimin e zgjedhjeve. Kjo për ne nuk është ende një beteje kundër palës tjetër, por një betejë që duam ta bëjmë bashkë me palën tjetër për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.