Zgjedhjet përmes parimit “një anëtar, një votë”
21/03/2009 Aleksandër Biberaj kërkon përshpejtim të procesit të ristrukturimit të PD-së
Për anëtarin e kryesisë mundësohet konkurrencë reale mes kandidatëve
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj kërkon zhbllokimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme në këtë forcë politike, sidomos në degën e Tiranës. Biberaj vlerëson si shumë të domosdoshme përshpejtimit të fushatës së zgjedhjeve të reja partiake në kryeqytet dhe në degët e tjera të papërfunduara, me qëllim përgatitjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, por edhe përgatitjen për zgjedhjet e 28 qershorit. “Është tepër e domosdoshme që dega e PD-së e Tiranës të ketë një lidership të ri dhe të aftë, me autoritet dhe personalitet, me kontribute në PD, si dhe përfaqësues të interesave të demokratëve tiranas, me qëllim që Tirana të garantojë fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit”, - ka deklaruar deputeti demokrat. Ai nënvizon rëndësinë që kanë zgjedhjet e degës së Tiranës, pasi në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dalin 32 deputetë për Parlamentin e ardhshëm. “Ka një rëndësi të jashtëzakonshme, pasi përcakton fituesin e zgjedhjeve të 28 qershorit, pra edhe qeverisjen e ardhshme”, - tha ai. Për anëtarin e kryesisë së PD-së lidershipi i ri i PD-së së Tiranës mund të zgjidhet me parimin “një anëtar, një votë”, duke u nisur jo vetëm nga rëndësia që ka Tirana, por edhe me qëllim që të fillojë aplikimi i këtij parimi demokratik, si dhe të implementohet një konkurrencë reale ndërmjet kandidatëve, me qëllim fitoren e më të mirit. “Aplikimi i këtij parimi do të gjallëronte strukturat e PD-së së Tiranës, pasi demokratët e Tiranës do të ndiheshin të respektuar dhe të motivuar nëpërmjet votimit direkt për lidershipin e tyre, shprehje kjo e demokracisë direkte në parti”, - tha ai. Biberaj kujtoi se ky parim është më demokratiku, i cili aplikohet si nga Partia Republikane dhe ajo Demokratike në Shtetet e Bashkuara, por edhe nga të gjitha partitë popullore europiane.
Aleksandër Biberaj
“Lidershipi i ri i PD-së së Tiranës mund të zgjidhet me parimin ‘një anëtar, një votë’, duke u nisur jo vetëm nga rëndësia që ka Tirana, por edhe me qëllim që të fillojë aplikimi i këtij parimi demokratik, si dhe të implementohet një konkurrencë reale ndërmjet kandidatëve, me qëllim fitoren e më të mirit. Aplikimi i këtij parimi do të rriste ndjeshëm demokracinë dhe transparencën brenda partisë”