“Prona - shans për zhvillim ekonomik”
21/03/2009 Presidenti takon Melkert
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka ripërsëritur edhe dje se zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronave do të ofronte mundësi dhe shanse më të mëdha zhvillimi ekonomik dhe thithje të investimeve të huaja. Ai ka përmendur çështjen e reformave të realizuara nga qeveria shqiptare gjatë takimit në Pallatin e Brigadave të zëvendëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe administratorin e komanduar të PNUD-it Ad Melkert. Duke i uruar mirëseardhjen në vendin tonë, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme dhe të vazhdueshme që PNUD-i ka dhënë përgjatë këtyre viteve për zhvillimin politik, ekonomik dhe social të vendit, sipas standardeve ndërkombëtare, forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e të gjitha kushteve për konsolidimin në Shqipëri të një demokracie të fortë dhe efektive. Kreu i shtetit vlerësoi veçanërisht programin “Një OKB”, që po zbatohet në vendin tonë me efektshmëri, sidomos për sa i përket qeverisjes së mirë, qeverisjes vendore dhe procesit të decentralizimit. Presidenti Topi bëri gjithashtu një panoramë të zhvillimeve dhe të arritjeve të vendit tonë në drejtim të përmbushjes së aspiratës më të madhe: asaj të anëtarësimit me të drejta të plota në NATO e të integrimit në Bashkimin Evropian. “Ne i konsiderojmë këto dy procese jetike për të ardhmen e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, ndaj jemi të sigurt në rrugën tonë dhe të ndërgjegjshëm për sfidat që duhet të përballim përgjatë saj”, - u shpreh ai. Ndërsa Melkert në fillim të bisedës vuri në dukje ecurinë pozitive dhe shprehu admirimin për arritjet e Shqipërisë në drejtim të përmbushjes së aspiratave të saj integruese si në NATO, ashtu dhe për rrugën e mëtejshme drejt BE-së, duke nënvizuar vijimësinë mbështetjes së PNUD-it për përpjekjet dhe punën që duhet bërë nga vendi ynë në të ardhmen.