Basha: Rëndësi vlerave të përbashkëta
21/03/2009 Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë
Qeveria shqiptare i vlerëson maksimalisht vlerat politike dhe kulturore që përcjellin vendet frankofone. Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha ka deklaruar gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e MPJ-së me rastin e Ditës Ndërkombëtare e Frankofonisë se festimi i 20 marsit është një rast për të shpallur ngjyrat e larmishme të frankofonisë shqiptare, e cila përfaqëson një përmasë të jashtëzakonshme intelektuale dhe që angazhohet çdo ditë për forcimin e statusit të frëngjishtes nëpërmjet kontributeve të shumëfishta në fushat e kulturës, të letrave, të arsimit dhe shkencës, të medies dhe jetës publike. “Qeveria shqiptare i kushton rëndësi të veçantë nxitjes së vlerave të përbashkëta kulturore e politike të frankofonisë, në dritën e diversitetit të kulturave, të dialogut të qytetërimeve e të multilinguizmit”, - ka nënvizuar kryediplomati shqiptar. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm zëvendëskryeministri Genc Pollo, zëvendëskryetari i Kuvendit Neritan Ceka, ministra, deputetë të grupit frankofon të Parlamentit shqiptar, përfaqësues të trupit diplomatik, të institucioneve më të larta të vendit, personalitete të njohura frankofone të jetës publike si dhe të botës universitare e akademike. Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Pollo iu referua traditës frankofone, si një dëshmi për prirjen e natyrshme të shqiptarëve ndaj kulturave të tjera, aspiratës së tyre për qytetërim dhe progres, kultivimit përmes gjuhës frënge dhe gjuhëve të tjera partnere.