E Diel, 1 Nëntor 2026

Manjani: Sjellja e qeverisë si e një bande kriminale

21/03/2009  Raporti i BE-së për drejtësinë, reagon PS-ja. Qeveria prodhoi legjislacion antikushtetues

“Nuk ka mundwsi bashkëpunimi me qeverinw pwr të ndërtuar njw sistem drejtësie të pavarur”

Raporti i Bashkimit Europian lidhur me keqfunksionimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë solli një deklaratë kritike të Partisë Socialiste në adresë të qeverisë “Berisha”. Selia rozë gjykoi se qëndrimet e faktorit ndërkombëtar lidhur me këtë çështje janë në koherencë me shqetësimet e ngritura në vijimësi prej saj. Kështu, kryetari i Komisionit për Ligjet, Administratën dhe Sigurinë në PS Ylli Manjani gjatë një konference për shtyp iu referua pikërisht qëndrimit që qeveria “Berisha” ka mbajtur jo vetëm ndaj shqetësimeve të ngritura nga socialistët, por dhe ndaj sistemit të drejtësisë gjatë këtyre viteve në qeverisje. “Shqetësimit tonë Sali Berisha i është përgjigjur me rritjen e sulmeve ndaj gjyqësorit, duke bërë që ky i fundit sot të perceptohet nga shqiptarët gjithnjë e më pak i besueshëm. Për shkak të politikës së mbrapshtë të Sali Berishës në menaxhimin e shërbimeve ligjore sot gjykatat janë më tepër fiksion sesa realitet juridik. Me të drejtë shqiptarët çdo ditë e më shumë perceptojnë se drejtësia nuk ekziston dhe se ligji i të fortit është triumfues”, - vlerësoi Manjani gjatë fjalës së tij. Madje, si për ta përforcuar më tej një qëndrim të tillë, solli në kujtesë faktin se që prej shtatorit 2005 e deri më sot qeveria e Sali Berishës ka prodhuar me shumicë legjislacion antikushtetues e antidemokratik. “Ligjet e Sali Berishës anashkaluan hapur në disa raste pushtetin gjyqësor, me qëllimin e vetëm që të rritin pushtetin e tij personal. Këtu e ka bazën, p.sh. dështimi i luftës kundër korrupsionit, ku Berisha u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë tek ai korrupsionin dhe jo te drejtësia. Berishës i interesoi kjo gjë për të damkosur drejtësinë, me qëllim që kjo e fundit të mos hetojë kundër korrupsionit të tij”, - vuri në dukje Manjani sa i takon kësaj çështje. Sipas tij, Ministria e Drejtësisë së Sali Berishës prej 4 vjetësh sillet me arrogancë të pashembullt ndaj çdo gjykatësi dhe prokurori që guxon të hetojë apo gjykojë korrupsionin e Sali Berishës. “Kjo sjellje e qeverisë, i ngjan më shumë një bande kriminale sesa një qeverisje përfaqësuese të interesave legjitime të shqiptarëve. Shqiptarët janë të interesuar në mënyrë legjitime për drejtësi, kurse Kryeministri ynë është i interesuar për ti shpëtuar drejtësisë”, nwnvizoi Manjani. Madje, nw gjykim e pwrfaqwsuesit socialist, kjo është arsyeja që reformat në këtë sektor nuk u kryen asnjëherë. “Edhe ato dy apo tre ligje që u miratuan me konsensus politik, për shkak të frymës përjashtuese dhe antidemokratike që Sali Berisha diktoi ndaj pushtetit gjyqsor, nuk patën suksesin e duhur”, deklaroi ai. Nw kwtw mwnyrw, duke ju referuar realitetit, PS-ja është e shqetësuar për hapat mbrapa që kjo qeveri ka bërë në drejtësi. Njwkohwsisht, ndalur nw kwtw moment, Manjani bwri me dije se tashmw nuk do tw ketë mw asnjë bashkëpunim me qeverisjen aktuale, sa i takon sistemit tw drejtwsisw. “Ne nuk shohim më asnjë mundësi, qoftë edhe teorike që me këtë qeveri të bashkëpunohet për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur e të besueshëm. Nuk shohim më asnjë mundësi, sepse përpjektjet tona për të reformuar sistemin kanë rënë në vesh të shurdhër. Pakti për drejtësinë që propozuam u refuzua me arrogancë nga korrupsioni i kësaj qeveri. Vetëm pas 28 qershorit do të mundësohet një reformë reale në drejtësi”, vuri nw dukje Manjani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›