E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade ne Bruksel PS serish takim me Fulen

Partia Socialiste do te tentoje edhe nje here nje zgjidhje te krizes politike permes ndermjetesimit te komunitetit nderkombetar.

Ne krye te delegacionit te saj kesaj radhe do te jete sekretarja per Marredheniet Nderkombetare Arta Dade e cila beri te ditur se per kanalizimin e nje zgjidhjeje eshte krijuar edhe nje Task Force me disa grupime brenda Parlamentit Europian.

Takimi me Komisionerin per Zgjerim Stefan Fule eshte ne kuadrin e nje Task Force te krijuar nga grupime te caktuara te PE dhe te politikes ne rrafshin europian brenda Bashkimit Europian dhe besoj qe do te kemi nje mundesi me shume per te biseduar lidhur me shqetesimet qe dhe opozita ka edhe me mendimin e fundit opinionin qe u dha lidhur me kerkesen qe Shqiperia ka bere per statusin e vendit kandidat tha Dade sipas TV Alsat.

Ajo ka konfirmuar keshtu nje takim me komisionerin Fule por pa saktesuar se cilat jane propozimet e reja te selise roze kesaj radhe. Per me teper qe zhvillimet ne kete aspekt vijne ne nje kontekst disi te trazuar ne Shqiperi duke qene se opozita ka nisur se fundmi nje vale protestash me te cilat po kerkohet largimi i qeverise se drejtuar nga Sali Berisha.

PS asnjehere nuk ka hequr dore nga zgjidhja e krizes politike me dialog dhe permes kompromisit. Eumlshte per kete arsye qe duke u nisur qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit ne kemi ofruar 4 kompromise jo duke levizur nga qendrimi yne fillestar lidhur me transparencen zgjedhore ajo vazhdon te kerkohet madje dhe ne dokumentin qe ne kemi paraqitur para zyrave te Kuvendit tha Dade.

Vizita e saj ben pjese ne nje aktivitet te organizuar ne kuader te forumeve parlamentare ne PE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›