E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu Me 14 dhjetor shpallim platformen per Kushtetuten

Propozimet e reja per ndryshimin e Kushtetutes do te behen publike zyrtarisht ne daten 14 dhjetor.

Nje nga nismetaret e Forumit Civil grupimi i cili ka marre nismen per rishikimin e ligjit themeltar te shtetasve ish-presidenti i Republikes Alfred Mosiu tha per gazeten Shqip se zyrtarizimi i propozimeve do te behet ne nje takim te ri ne mes te dhjetorit.

Me 14 dhjetor do te zhvillohet nje takim tjeter ku do te behen publike propozimet tona te cilat kane te bejne me shqetesimet rreth situates politike per te cilen ne mendojme se kane te bejne edhe me kuadrin kushtetues qe duhet te rishikohet tha Moisiu.

Ai beri te ditur se iniciativa e trajtuar fillimisht ne menyre te rezervuar do te behet e njohur per opinionin per te kerkuar mandej venien ne levizje te nje procesi qe do te duhet te rishikoje ate cfare ndodhi me 21 prill 2009. Eumlshte e natyrshme te mendohet se nxites kryesor ne kete zhvillim eshte situata e krijuar ne sistemin e drejtesise dhe ne ekuilibrat e rinj qe politika po tenton te krijoje permes votimit te njerezve te filtruar me parametra teper liberale ne pikepamje profesionale.

Thene kjo nderhyrja e 21 prillit nuk vihet keshtu perballe nje kritike qe here pas here eshte perkufizuar si paragjykim por para nje veshtrimi qe merr ne konsiderate pasojat negative te gjithepranuara. Ajo qe ka me shume rendesi eshte se kerkesa kesaj radhe qofte edhe formalisht vjen nga jashte territorit te politikes se dites apo me sakte axhendes se partive kryesore te cilat jane edhe bashkautore ne finalizimin e ndryshimit te Kushtetutes me 21 prill.

Ne jemi nje grup intelektualesh qe dikur kemi pasur angazhime politike dhe shteterore qe se bashku me profesioniste te njohur te fushes kerkojme te kontribuojme per te permiresuar dicka ne funksionimin e shtetit ligjor... vijoi Moisiu.

Ky eshte nje shpjegim i thjeshte i faktit se organizimi i bere per rishikimin e Kushtetutes eshte i pakoordinuar me segmente te politikes apo te institucioneve shteterore te tjera edhe pse deri me sot nje perceptim i pergjithshem ka zbuluar se brenda vete ketyre te fundit ka mjaft te pakenaqur nga marreveshja e 21 prillit. Pertej nismes eshte me interes te risillet ne vemendje ajo cfare i ka dhene jete asaj pra permbajtja teknike e sugjerimeve qe pritet te behen me 14 dhjetor.

Jeta jone politike po tregon se nje Kryeminister i fuqishem ne kushtet e nje demokracie te re dhe ne nje vend pa tradita te forta demokratike e rrezikon se tepermi demokracine...Ka ardhur koha qe Presidenti i vendit te zgjidhet nga populli te jete ne gjendje te nderhyje me kompetenca te plota per te ndalur krijimin e krizave ose per ti zgjidhur ato ne kohe pa lene qe te sterzgjaten dhe mahisen ne menyre te atille qe te pengojne zhvillimin e vendit thuhet ne disa prej pikave te Platformes se publikuar ne gazeten Shqip ne daten 18 nentor.

Ky eshte nje aspekt shume i rendesishem qe deshmon se Kushtetuta aktuale po shihet si nje instrument qe legalizon raporte cekuilibruese ne njesite e ndryshme te pushtetit duke nderhyre madje edhe ne parimin qenesor te saj qe eshte kontrolli dhe balancimi. Ne vijim me rubriken e Presidentit platforma sugjeron qe edhe kompetencat e ketij te fundit duhen rivleresuar permes zgjerimit te se drejtes se tij per te emeruar funksionare kyc si kryetari i Komisionit te Kthimit te Tokave anetare te KKRT-se si dhe anetare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Eumlshte e lehte te konstatohet se me shume sesa nje hap perpara apo nje veshtrim perspektiv ndaj Kushtetutes me kritere te reja juridike. Nisma ne fjale politikisht perben nje rikthim te drafti i vitit 1998 i cili ne te vertete standardizoi nje menyre te vepruari ne Shqiperi. Keshtu me raportet e percaktuara sakte me kompetencat e qarta dhe marredhenien e ndersjelle Kushtetuta e meparshme rezultoi me efikase ne kufizimin e manovrave politike brenda sistemit pa lejuar denatyrimin e tij dhe kthimin ne nje baze per legalizimin e cdo nisme moralisht te papranueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›