Dade në mbrojtje të dëshpëruar të Edvin-kryetarit
Akuzat e Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, se hetimi i Prokurorisë së Përgjithshme ndaj rrugës Durrës-Kukës ka ndikime të forta nga lidershipi socialist dhe konkretisht nga kryesocialisti Edi Rama, kanë shkaktuar jo pak turbullime në selinë rozë. Pas zëdhënëse së Kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli, dje ka qenë anëtarja e Kryesisë socialiste, Arta Dade ajo që në cilësinë e ish-ministres së jashtme ka rikërkuar dorëheqjen e krëeut te diplomacisë shqiptare me pretendimin e zoti Basha gjatë komunikimit të fundit me median ka abuzuar me detyën dhe se me pozicionin e tij actual ai nuk mund të bëjë dot diplomacinë e Tiranës Zyrtare. “Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, dje ka kryer një abuzivizëm tjetër me detyrën. Ai ka përdorur podiumin e Ministrisë së Jashtme, të asaj ministrie që përfaqëson interesat e shtetit, për të sulmuar opozitën dhe për ta shitur çështjen ordinere ku është i përfshirë, si çështje politike. Do të kishim dëshiruar që Ministri i Jashtëm të largohej dhe të mos abuzonte me patriotizmin, Jam këtu sot për të shprehur shqetësimin e madh, që politika e jashtme e shtetit shqiptar, në këtë periudhë shumë të rëndësishme të proceseve integruese për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, është në dorën e një Ministri të Jashtëm të marrë si të pandehur për shkak të abuzivizmit me detyrën me shuma të mëdha, në mënyrë të paligjshme. Kryeministri Sali Berisha duhet ta kishte zëvendësuar këtë ministër prej kohësh, sikurse edhe opozita ka kërkuar, sepse ky ministër nuk mund të na përfaqësojë të gjithëve. Ai duhet të ishte zëvendësuar me një figurë të denjë dhe dinjitoze, në mënyrë që të ulej si i barabartë me gjithë homologët e vet për çështje shumë madhore të Shqipërisë dhe Kosovës”- deklaroi Dade. Sipas deputetes socialiste, Ministri i Jashtëm duhet që të largohet dhe të mos abuzojë me patriotizmin, pasi sipas tij diplomacia zoti Basha drejton “tashmë është e penguar për të kryer atë detyrë fisnike që i parashikohet me kushtetutë dhe konform legjislacionit”. Ministri i jashtëm duhet të largohet një orë e më parë dhe të shkoj te organet kompetente, duke respektuar shtetin, nëse nuk ka ndërmend të bëj më dëme për politikën e jashtme shqiptare. Tashmë nuk ka më asnjë iluzion dhe shqiptarët po binden çdo ditë, se kjoështë qeveria më e paaftë dhe e korruptuar e të gjithë tranzicionit dhe pa dyshim që Lulëzim Basha është një nga figurat më përfaqësuese të këtij korrupsioni dhe paaftësi, që nis nga zyra e Sali Berishës”- deklaroi Dade. Ish-ministri i transporteve, gjatë një konferencë për shtyp ditën e shtunë akuzoi ashpër kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, të cilin e quajti armik të ndërtimit të rrugës Durës-Kukës. Sipas Bashës kryesocialisti është një “pinjoll i Stefan Mugoshës” dhe shtoi se projekti i rrugës komprometon rëndë të ardhëm politike të tij. e opozitës ndaj tij janë pasi ata nuk duan që rruga të ndërtohet. “Rruga nuk duhej të ndërtohej sepse portet shqiptare nuk mund të bëheshin portet më të rëndësishme në Ballkan, sepse rrugët e Kosovës për në Europë duhej të kalonin nëpër Serbi, sepse tregu i trevave shqiptare nuk duhej unifikuar. Për të mashtruar shqiptarët e Kosovës u vendosën si shpenzim në kohën e PS-së në pushtet 300 milionë dollarë, por nuk u përdorën për rrugën as 4 milionë pasi rruga duhej penguar me çdo kusht dhe çdo çmim. Për 8 vjet që rruga nuk u ndërtua Shqipëria humbi mbi 400 milionë euro. Ndërkohë që disa herë më i madh është ky dëm për Kosovën dhe shqiptarët. Me anë të një sulmi të pastër politik mercenarët e Ramës morën akuzat e fabrikuara dhe i riprodhuan ato me stemat e prokurorisë. i Rama është eksponenti i vetëm që nuk e ka vizituar rrugën asnjëherë të vetme, pasi kjo rrugë Bashës i jep fudn klaneve dhe interesave politike që e mbrojnë Ramën politikisht”- deklaroi Basha. ...