E Shtunë, 31 Tetor 2026

Axhendë e ngjeshur në punimet e fundit të Kuvendit për vitin 2008

Kalendari trejavor i punimeve të Kuvendit për periudhën (24 nëntor-15 dhjetor) përfshin shqyrtimin e një sërë projektligjesh të rëndësishme në fushën ekonomike, sociale, juridike etj, të propozuara nga Këshilli i Ministrave. Dhjetori është muaji i fundit i punës së sesionit të 7-të parlamentar të Legjislaturës së XVII-të, ndaj dhe kalendari i miratuar nga Kuvendi për këtë periudhë, paraqitet më i ngjeshur. Pas miratimit të buxhetit të shtetit të vitit 2009, më 27 nëntor në parlament, për ditët në vazhdim prioritet i punës së Kuvendit do të vijojë të jetë paketa e projektligjeve që lidhen me reformën në drejtësi. Kështu, komisioni i Ligjeve do të vazhdojë shqyrtimin e disa p/ligjeve të rëndësishme, pjesë e kësaj pakete, si p/ligji “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e Drejtësisë Administrative”, Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, “Për administratën gjyqësore”, etj. Edhe ligjet e reja ekonomike do të vijojnë të jenë pjesë e rëndësishme e punimeve parlamentare, si p/ligji “Për faktoringun”, “Për lojrat e fatit”, etj. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›