Feith: Në veri të Kosovës është rrënjosur krimi i organizuar

Pieter Feith
Përfaqësuesi ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, ka theksuar se vendet anëtare të BE-së, si kusht për marrjen e statusit të kandidati, do t`i kërkojnë Serbisë edhe shpërbërjen e strukturave paralele në Kosovë.
Sipas medieve kosovare Feith është shprehur se BE do të insistojë që strukturat paralele duhet të hiqet para vendimit për dhënien e statusit kandidat. Ajo çfarë Feith ka vënë në dukje është se zgjidhja e çështjes së veriut është komplekse dhe për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit të rrënjosur në këtë pjesë të Kosovës.
Sipas tij, zgjidhja duhet të bazohet në tri parime: duhet të bëhet pa dhunë, pa ndarje të Kosovës dhe parimi i tretë është tejkalimi i status quos, në mënyrë që problemi të mos shndërrohet në një konflikt të ngrirë.