Jovanoviç: Qeveria serbe arsyeton si Milloseviçi

Cedormi Jovanovic
Befasuese ka qënë sot deklarata e bërë nga Cedomir Jovanoviç, kryetarit të Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, sipas të cilit qeveria serbe në raportet me Bashkimin Evropian po arsyeton si9 Sllovodan Millosheviç.
Kjo është mënyra e arsyetimit të Milloseviçit. Trembja dhe fshehja prapa iluzioneve dhe falsifikimit të realitetit ende po u serviret njerëzve në Serbi. Nuk ka kërkesa të reja nga BE është shprehur Jovanoviç.
Sipas tij Beogradi duhet të sigurojë që jeta në veri të Kosovës të zhvillohet e qetë dhe normalisht, e që ndërkohë të arrihen dhe të realizohen në mënyrë efikase të gjitha marrëveshjet nga dialogu i Brukselit.