E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kryeministri të largohet nga politika”

Autori i Lajmit: red.
Socialistët kërkojnë largimin e kryeministrit Sali Berisha jo vetëm nga nga drejtimi i Qeverisë, por edhe nga politika. Sipas sekretarit Organizativ të Partisë Socialsite, Blendi Klosi, për të kuptuar gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet Partia Demokratike, mjafton të vlerësosh zëdhënësit e saj më të rinj, të cilët janë transformuar në tellallë të paturpshëm të liderit të tyre Sali Berisha, të cilët në deklarata të pakuptimta kërkojnë të shmangin vëmendjen. “Ajo çfarë e gjithë qytetaria sot po kërkon, është që Sali Berisha, jo vetëm të largohet nga drejtimi i Qeverisë, por ai urgjentisht duhet të largohet edhe nga jeta politike e vendit”, - tha ai. Ndërsa zëdhënësja e kryesisë së selisë rozë, Mimi Kodheli, pohoi dje se Berisha i kërkon opozitës të mos flasë për rënien e frikshme të çmimit të jetës dhe për mungesën e plotë të sigurisë. Sipas tij, opozita nuk duhet të flasë për vdekjet në punë, në rrugë, në festë, në det, nuk duhet të flasë për korrupsion që vret njerëz, si në Gërdec apo mbyt njerëz si në Butrint. “Por ne jo vetëm do të flasim për këto tragjedi, por dhe do të tregojmë me gisht Sali Berishën dhe Qeverinë e tij si përgjegjës për mungesën e sigurisë dhe korrupsionin që merr jetë njerëzish. Të ketë turp Sali Berisha që gënjen për të marrë frymë”, - tha ajo.

Ky lajm është publikuar: 23/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›