“Berisha ka mashtruar me shifrat”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se varfëria ekstreme që ka pllakosur gjithë Shqipërinë është shkaku i tragjedisë së Butrintit. Sipas nënkryetarit të LSI-së, Dritan Prifti, varfëria ekstreme që ka pllakosur shqiptarët i bën ata që të largohen në mënyrë klandestine nga Shqipëria për të fituar bukën e gojës për vete dhe për fëmijët e tyre. Duke analizuar buxhetin faktik të 2007–ës, ai pohoi se Qeveria kishte mashtruar me të dhënat duke theksuar se “mosrealizimi dhe korrupsioni është kryefjala e këtij buxheti". “Buxheti i vitit 2007 rrëzon, me gjuhën e shifrave dhe fakteve tashmë të konfirmuara dhe nga Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, të gjitha premtimet e Berishës përpara shqiptarëve, rrëzon rresht për rresht të gjitha deklaratat e Berishës në spotin antikorrupsion, që me lekët e taksapaguesve po jepet në gjithë mediat e vendit”, - tha ai. Sipas Priftit, ritmi i investimeve dhe në 2007-ën ka lënë për të dëshiruar. Madje, duke bërë përllogaritjet, ai pohon se ndryshe nga premtimet e Berishës, sipas të cilave, më 2007 pensionet në qytet janë rritur nga 1 korriku me 5% dhe në fshat me 10%, ndërkohë po ta shohësh këtë rritje me efekte vjetore, kjo është 2.5% në qytet dhe 5% në fshat. “Nëse inflacionin e marrim 3%, atëherë pensionet për 365.000 pensionistët e qytetit janë ulur, dhe për 156.000 të fshatit është rritur 2%, pra më pak se 1 kafe në ditë. Këto ritme rritjeje nuk tregojnë se pensioni është dyfishuar, siç thotë Berisha në spotin qeveritar”, - llogarit Prifti.
Ky lajm është publikuar: 23/10/2008