E Diel, 1 Nëntor 2026

Dafina Zeqiri, jehona e fames arrin deri ne Australi?

Kenga e saj me e fundit, “Rock this club”, eshte realizuar ne Australine e larget, ndersa vete Dafina (Duffy), ka thene se per kete klip qe eshte asistuar nga producenti i Cameron Diaz, Shanel, ka harxhuar shuma marramendese parash. Videoklipi mbase eshte duke u shfaqur edhe ne VIVA-n australiane, meqenese, sikurse ka treguar Dafina, gazetaret me te mire te vendit kane ndjekur xhirimet e videoklipit dhe e kane intervistuar ate. Kengetarja seksi qe triumfoi ne cmimet “Videofest”, pohon se ka qene ne faqet e para te te gjitha revistave australiane. “E kam shume te veshtire te kontaktoj me ta, pasi nuk perputhet koha jone me te atyre dhe kur une kthehem ne shtepi pas pune, ata jane ne gjume, keshtu qe nuk kam shume informacione, mirepo besoj se nese nuk eshte transmetuar, do te transmetohet”, shpjegon ajo ne lidhje me kete detaj. Per me teper, per klipin “Rock this club”, qe interpretohet ne gjuhen angleze, Duffy ka shtuar se producenti Shaneal, se bashku me kompozitorin qe ka finalizuar kengen, Lazy Boy, kane bashkepunuar me pare me kengetaren e mirenjohur nga Barbados, Rihanna. Duffy deshiron te realizoje edhe nje tjeter klip ne kontinentin australian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›