“Daja Vanja”,mahnit Teatrin Kombëtar
• Të tregosh një çiflig të rrënuar, një provincë të vogël, një pyll plot pemë, liqen me rosa, a mullarë me bar përreth nuk ka nevojë që skenën ta mbushësh plot të tilla.ANILA MEMAAs për muzikë të të tregojë fëshfërima gjethesh, zërin e bulkthit, apo zhvillim episodesh. Mjafton një poster lënë përtej dritares së vogël, përhimtas dallueshëm Lenini e Stalini, dhe në atë skenografi të thjeshtë, të vogël, intime të punuar me aq kujdes nga Kërste Xhidrov, shtjellohet fare mirë një “Daja Vanja” e Çehovit, ndryshe nga ajo klasikja që kemi parë shpesh. Mjaftojnë pak mobilie të vjetruara, ca fotografi në mur, simbole e detaje me të cilat duket se regjisori i njohur nga Maqedonia, Slobodan Unkovsi është marrë gjatë me to. Regjisori nuk na sjell një përshkrim të thjeshtë të veprës, po zbërthen çdo personazh në detaje, imtësi të vogla në dukje, por mes tyre na përshfaq çdo karakter. E kjo e bën kaq të suksesshme veprën e Çehovit, e cila lexohet ndryshe kësaj here në skenën shqiptare. Po aq të suksesshëm sa edhe zbërthimi i roleve dhe interpretimi në skenë nga aktorët e njohur nga triptiku Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, si Ndriçim Xhepa, Eftiola Lacka, Bajrush Mjaku, Musherefe Llozana, Enver Petrovski, Blerta Syla e Adem Karaga, të cilët së bashku kanë bërë që për tri net në Tiranë salla të mos rreshtë nga duartrokitjet. Aktori Bajrush Mjaku, njëkohësisht dhe producent i shfaqjes, i cili mishëron rolin e Daja Vanjës na tregon emocione nga roli, nga vepra, nga vështirësitë e financimit dhe festivalet ku do të shkojë. Kemi parë një “Daja Vanja”, ndryshe nga ajo klasikja, ku regjisori vë në radhë të parë njeriun, luan me detajin, flet me simbolin...Tani që impakti te publiku ka qenë maksimal, cilat janë ndjesitë që ju përshkojnë?Pas takimeve që kam pasur pas shfaqjes me dashamirës të teatrit, me kolegët që shprehen pa rezerva, më bëjnë të kënaqem me punën që kam bërë. Për kënaqësinë tonë edhe kemi punuar, e kemi mbledhur këtë staf të aktorëve, bashkë me regjisorin. Ka qenë një ide e kamotshme e imja për të sjellë një version të ri, për ta sjellë në kohë “Daja Vanjën” e Çehovit. Kemi tri vite të plota që kemi punuar me regjisorin, pasi nuk mund të vish shpejt tek ajo ç’ka do të thotë projekt, po të mos i shoshitësh të gjitha anët e asaj që ke si angazhim për momentin. Jam tepër i kënaqur që arritëm të rrumbullakosim këtë ide të hershme dhe shpresojmë që të kem folur nëpërmjet “Daja Vanjës” në gjuhën e sotme, për rrethin tonë, ambientin, për gjithçka që na rrethon. Slobodan Unkovski në karrierën e tij shumë të bujshme të regjisorit, ka vënë dy shfaqje në gjuhën shqipe dhe dy shfaqje me produksionin tim. Në momentet kur pasi përfunduam “Babain” e Strinbergut, kemi nisur punën me Çehovin dhe u deshën gati tri vite, deri tani. Besoj se projekti i tretë do të nis pas tre-katër vjetësh. “Daja Vanja” nuk është një vepër e panjohur për ju. Keni interpretuar edhe tjetër herë. Por ç’ndryshim pëson Çehovi në këto vënie? Eshtë hera e tretë që unë marr pjesë në këtë shfaqje. Në vitin ‘74 kur është vënë në skenë për herë të parë në gjuhën shqipe në Maqedoni po ky autor, unë kam interpretuar rolin e punëtorit. I kam sjell një gotë ujë doktor Astrovit. Angazhimi i dytë në këtë shfaqje ka qenë në Teatrin e Dramës një prej teatrove në gjuhën maqedonishte, kam interpretuar rolin e doktor Astrovit, dhe është ky vizion i tretë që unë paraqitem në rolin e Daja Vanjës. Mërzia e përditshmërisë sonë, e mishëruar nëpërmjet rolit të doktor Astrovit dhe Danja Vanjës a është e mundur që një intelektual tregon se, nuk ka jetë të re, ka jetë në vazhdimësi. Përveç aktrimit, në këtë shfaqje jeni edhe në rolin e producentit. Ç’ndryshon nga të bërit art dhe të investuarit për artin? Duke qenë edhe në rolin e producentit unë mund të lavdërohem vetëm me një gjë: Kam arritur të mbledh ekipin me të cilin kemi qenë të interesuar unë me regjisorin. Kësaj here ajo që më bëri të mendoj në mënyrë intensive dhe të përshpejtoj procesin ishte një telefon nga miku Gjergj Prevazi, i cili më tha se a do të kisha bashkëpunuar me një qendër teatrore të pavarur nga Tirana që quhet “Kronos”, me udhëheqje të Vasil Jovanit?! Pas një takimi me Jovanin në Shkup me mua dhe me Unkovskin, dhe pasi ramë dakord aty nisëm të konkretizojmë gjërat dhe të flasim për këtë ide. Meqë kisha një shumë të lekëve të siguruara mu hapën dyert. Trokas në Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe ish-ministri Haraçija, e aprovon me aq mjete sa isha marrë vesh me Vason, dhe më ngelet mua me aktor me emra, do të kisha thënë më të ndritur të aktrimit në gjithë hapësirën shqiptare, isha i sigurt se nuk do të më mungonte përkrahja nga ministria e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, edhe kur dihet se ministri është shqiptar. Por fatkeqësisht ndodhi e kundërta.Cilat do të jenë skenat e më pasme të “Daja Vanjës”?Javën tjetër do të jemi në Prishtinë për tre net. Jo rastësisht, para se të fillonim me shfaqjen disa prej festivaleve shumë të mëdha, kur kanë kuptuar me çfarë vepre do të vinim në skenë na kanë dërguar ftesën, siç është Teatri Eksperimental, më i madh në botë në Kajro, Festivali Multimedial në Lubjanë, apo një prej festivaleve më cilësorë në Stamboll. Jam i sigurt se nëse do të realizojmë këto pjesëmarrje me këtë version të kësaj shfaqje, bota teatrore në Evropë do intrigohet dhe do të na ftojë.