E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangoset falsifikatori i pijeve

• PATOS - Arrestohet pak orë pas shpalljes në kërkim pronari i magazinës së jashtëligjshme të pijeve alkoolike. Mit'hat Bregu, sipas policisë së Fierit i ishte shmangur gjatë 5 viteve aktivitet detyrimeve fiskale, ndërsa kontrolli në magazinë i zbuloi një sasi të madhe pijesh e etiketash të firmave të njohura të prodhimit të tyre. Ai u prangos paraditen e djeshme, duke u dërguar në ambientet e Komisariatit të Fierit, ku i është nënshtruar dhe pyetjeve mbi aktivitetin e tij. Policia zbuloi një sasi prej 4 mijë litrash birrë, origjina e së cilës nuk dihet ende nga hetuesit si dhe mënyrën e përdorimit të etiketave false. Bregu i shpërndante pijet në zona periferike të qytetit apo në fshatra, duke vepruar jashtë kontrollit. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit "Gërshërët 5", organizuar nga policia e Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›