E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçka: Kënaqësia vjen pas një pune plot pasion

• Eftiola Laçka, aktorja nga Tirana që ka pak vite që ka lënë sallat e Akademisë së Arteve ku ka studiuar është duke përjetuar momentet e suksesit, për rolin e Sonjës në “Daja Vanja”.Luan një vajzë të shëmtuar, por zemërmirë, punëtore, të dashur, të trishtuar por plot shpresë. Eshtë një rol që aktorja e ka punuar mjaft mirë, po aq të vërtetë sa e sjell tek publiku, mes emocioneve shpërthyese. “Tani jetoj ndjesinë e një pune që është realizuar me pasion dhe një lloj kënaqësie që unë si gjej emër për ta specifikuar. Sonjën e takon shpesh në qytete të mëdha, në provinca. Kam parë shumë. Të gjithë njerëzit mund të kenë rastisur të jenë në situata të tilla, ndjesia është e njëjtë. Sheh njerëz në qytet që nuk janë nga qyteti dhe nuk është faji i tyre që janë viktima të fatit. Dua të kujtoj një moment, pasi mbaruam premierën në Maqedoni, u ndërrova dhe i thashë vetes: Eftiol, sa mirë që ke lindur në qytet!”, tregon aktorja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›