E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçovë, banorët flenë me kimikate

• KUÇOVE – Banorët e Kuçovës, që kanë ndërtuar banesat e tyre në territorin e ish-uzinës së përpunimit të naftës, rrezikohen prej kimikateve helmuese në zonën ku jetojnë. Pas shkatërrimit të uzinës, shumë lëndë kimike të rrezikshme kanë mbetur të braktisura dhe jashtë çdo kontrolli të specialistëve. Inxhinieri Vasil Bistrovica është shprehur se këto mbetje janë një rrezik serioz për jetën e njerëzve. Në këtë sektor janë kryer ndërtime të paligjshme, për të cilët janë përdorur materiale ndërtimi të marra nga prishja e laboratorëve kimikë të ish-uzinës. Sipas specialistëve, tullat janë të tejngopura me lëndë kimike nga avujt e kimikateve kur laboratori punonte me kapacitet të lartë. Tullat e marra për ndërtim janë në masën 90 për qind e tyre me lëndë kimike, të cilat janë një rrezik për jetën e banorëve, në veçanti për gratë shtatzëna dhe për fëmijët. Sipas specialistëve këta banorë po flenë me vdekjen çdo natë pasi banesat e tyre përmbajnë lëndë kimikë.                                              d.xh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›