E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet dheu gjatë punimeve të rrugës

• BULQIZE - Mbi një orë ka mbetur e bllokuar rruga nacionale Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur Godvi, një fshat në Komunën e Gjoricës të rrethit Bulqizës.Zyrtarë të policisë së këtij rrethi pohuan se dje rreth orës 11:30 janë informuar se rruga nacionale ishte bllokuar dhe pritej ndihma e uniformave blu për zhbllokimin e saj. Menjëherë pas njoftimit të marrë autoritetet lokale të policisë kanë dërguar në vendin e shembjes së masivit të dheut forcat e policisë. “Fillimisht u interesuam se mos shembja e masivit kishte shkaktuar ndonjë aksident, - thanë drejtuesit e policisë së Bulqizës. Më pas urdhëruam firmat që kanë marrë përsipër punimet në këtë segment të marrin masa për hapjen e trasesë së bllokuar me tonelata inerte të ndryshme, kryesisht gurë që kishin rënë nga faqja e malit”. Pas afro një ore rruga është bërë e kalueshme, por policia është detyruar të caktojnë një patrullë në vendin e ngjarjes për të evituar ndonjë ngjarje aksidentale, pasi aty ku firmat po punojnë ekziston rreziku i shembjes së masiveve të tjerë.                  e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›