Daja i dehur rrihte nipin, e mbron gjykata
25/02/2009 Policia: Vepruam menjëherë që 40-vjeçari të mos e përsëriste këtë veprim
Sherret për punësimin bëhen shkak që mbi 19-vjeçarin të ushtrohej dhunë
TIRANË- Familja e priste si mysafirin e nderuar, mikun e shtëpisë e për më tepër dajën e djalit 19-vjeçar që në të kaluarën ishte përkujdesur aq shumë për të, por ditët e fundit situata tyre ishte përkeqësuar së tepërmi, aq sa kaloi në dhunë fizike. Për të mos lejuar që daja i dehur ta rrihte vazhdimisht nipin, efektivët e komisariatit nr. 5 të kryeqytetit në Kamzë vendosën që gjykata ta marrë në mbrojtje 19-vjeçarin për të mos lejuar tjetër dhunë ndaj tij. Nga burimet policore mësohet se ndihmës-specialistët e policimit në komunitet pranë komisariatit të policisë nr. 5 Tiranë, në bazë të ligjit nr. 9669 datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” plotësuan kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin Q. S., 19 vjeç, banues në Bathore, pasi daja i tij Fatos S., 40 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij për motive të dobëta. Materialet i kaluan gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë. Motivet e dhunës në familje ishin nga më banalet, teksa familja e të riut nuk e kishte imagjinuar se një ditë daja do të ngrinte dorë kundër nipit, sepse ky i fundit nuk ndihmonte familjen me para. “Pse s’punon, pse kthehesh vonë në shtëpi”, etj ishin disa fjalët që Fatosi i thoshte nipit të tij, kur shkonte për ta vizituar dhe në të njëjtën kohë e qëllonte me pëllëmbë. Të njëjtat burime policore thanë se gjatë kohës që 40-vjeçari ushtronte dhunë ishte në gjendje të dehur dhe nuk ishte i ndërgjegjshëm për veprimet që kryente. Të alarmuar nga kjo situatë, familjarët e të riut lajmëruan efektivët e policisë, të cilët më pas i ofruan të plotësonte kërkesë-padinë në ngarkim të 40-vjeçarit. Situata e dhunës në familje është përkeqësuar së tepërmi vitet e fundit, pasi vetëm në vitin që kaloi policia mori në mbrojtje 400 gra në të gjithë vendin, ndaj të cilave ishte ushtruar dhunë nga bashkëshortët e tyre. Gjendja e vështirë ekonomike mbetet një ndër shkaqet kryesore të kësaj dhune në familje, teksa policia në disa raste mbetet e pafuqishme për të vepruar, përveç plotësimit të formularëve për urdhrin e mbrojtjes nga gjykata.