Nën hetim procedurat e shpërndarjes së 40 banesave
25/02/2009 Këshilli Bashkiak: Prokuroria të jetë profesionale, të mos bëjë presion
ELBASAN- Apartamentet e shpërndara vitin e kaluar nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit për të pastrehët bëhen objekt hetimi nga Prokuroria. Procesi jo pak i debatuar dhe i diskutuar vitin e shkuar i kthyer sërish nga prefekti i qarkut të Elbasanit këtë herë përfundoi nëpërmjet një hetimi në Prokurori. Ky institucion nëpërmjet një shkrese ka kërkuar dokumentacionin e Këshillit Bashkiak, duke konfirmuar nisjen e procedimit penal për shpërdorim detyre. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak nënkryetari njëkohësisht kryetar i komisionit për ndarjen e apartamenteve Kujtim Azbiu ka kërkuar që të vendoset në rendin e ditës diskutimi mbi këtë çështje dhe të merret një vendim i përbashkët për qëndrimin e Këshillit Bashkiak ndaj këtij hetimi.
Hetimi
Ai ka theksuar faktin se hetimi ka nisur pa një dokumentacion shoqërues. “Ne na ka mbërritur një shkresë ku thuhet se kërkohet dokumentacioni për akuzën shpërdorim detyre. Njëkohësisht në pallatin ku janë strehuar 40 familjet një oficer i Policisë Gjyqësore bashkë me dy efektiva të policisë kanë kërcënuar banorët e pallatit që ata të deklarojnë se kanë dhënë para për të përfituar apartamentet. Po kështu ata i kanë bërë pyetje të tilla si: Pse e ke zëvendësuar derën hyrëse, pse po investoni në shtëpi, si I keni rregulluar dokumentet etj. Azbiu në emër të Komisionit të Strehimit ka kërkuar nga institucionet hetimore të mos paragjykohet Këshillit Bashkiak, të mos cenohet integriteti dhe dinjiteti i këshilltarëve dhe të mos ndikohet politikisht kjo strukturë, por të kryejë hetime të bazuara dhe jo të kërcënojë e të përdorë forma joligjore. Kryetari i Këshillit Bashkiak, Blendi Himçi, ka kërkuar të mos dilet në përfundime dhe në emra të caktuar pa pasur një informacion mbi atë çfarë realisht po ndodh për këtë hetim. Ne do të kërkojë sqarime mbi ketë hetim nga prokurori i çështjes dhe duke i kërkuar këtij të fundit objektivitet dhe baza në hetimin e zhvilluar.
Pallatet
Në pallatin 8-katësh në lagjen “5 Maji”, në periferi të qytetit të Elbasanit jeta e familjeve që janë duke u sistemuar në apartamente paraqitet e vështirë. Në projektin e ndërtimit të tij nuk është parashikuar forma e furnizimit me ujë të pijshëm dhe 4 kate mbeten pa elementin jetik. Rruga që të çon është totalisht jashtë funksionit dhe sapo hyn në shkallë kupton se vështirësitë janë të mëdha. Shkalla është pa ndriçim dhe deri në katin e tetë ngjitja duhet të bëhet me këmbë, pasi ashensori ishte parashikuar, por nuk është vendosur. Sipas përgjegjësve që ndërtuan apartamentet gjithashtu janë me hapësira mjaft të limituara deri në 45 metra katrorë duke e bërë të vështirë jetën e një familjeje.