Kapllani thyen gishtin e këmbës, mungon neser ne Kupe kunder Bokumit

Ka shënuar një nga katër golat e fitores 4-1 të Karlsruhes me Karl Zeis Jenën, por tani Edmond Kapllanit i duhet të mungojë në Kupën e Gjermanisë kundër Bokumit, takim që do të luhet ditën e martë në orën 19.30. Sipas medias gjermane, sulmuesi shqiptar ka thyer një nga gishtat e këmbës, duke i shkaktuar një dhimbje koke jo fort të kalueshme trajnerit të tij Edmund Beker, që duhet të mendojë tani edhe për vijën sulmuese. Bashkë me sulmuesin shqiptar do të mungojë edhe shefi i mbrojtjes së Karlsruhes, zviceriani Mario Egiman. "Është një ndeshje e vështirë, pasi dhe Bokumi pret shumë nga kjo ndeshje", thotë Ede Beker. Kapllani ka shenuar nje gol në Kupën e Gjermanisë kundër Tennis Borussia Berlin, në fitoren 3-1 të Karlsruhes më 9 shtator 2006.