Dajç e Velipojë Urgjenca, shkojnë dy personat e parë të sëmurë
Autori i Lajmit: RedaksiaMinistria e Brendshme publikoi raportin e mbrëmjes në lidhje me gjendjen në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës, duke pohuar se strukturat e Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera janë angazhuar maksimalisht gjatë gjithë ditës për zbatimin e detyrave të përcaktuara gjatë paradites nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile. Dje u regjistruan dy emergjencat e para shëndetësore në Komunën e Dajçit. Personat mësohet se janë aktualisht në shërbim mjekësor. Sipas Ministrisë mësohet se përfunduan punimet në argjinaturën e Spatharit, e cila tashmë është vendosur brenda parametrave të sigurisë. Nga strukturat e DSHP dhe të Drejtorisë së Spitaleve është bërë monitorimi dhe ekzaminimi i të gjithë zonave të përmbytjes, ku është konstatuar se gjendja shëndetësore e komunitetit është e mirë, aktualisht kemi pasur vetëm dy emergjenca shëndetësore, një në fshatin Dajç dhe një nga komuna Velipojë, të cilët janë dërguar për shërbim të specializuar në spitalin rajonal Shkodër. Është siguruar shërbimi 24 orësh sipas një grafiku dhe është bërë furnizimi me medikamente me të domosdoshme si dhe janë marrë të gjitha masat në të gjitha pikat e pritjes ku është garantuar një shërbim eficient shëndetësor, ndërsa është siguruar një rezervë medikamentesh nga Ministria e Shëndetësisë dhe u janë shpërndare të gjitha qendrave shëndetësore si për qytetin dhe për fshatin, ndërkohe që nga organizata MALTEZER është marrë përsipër ofrimi i shërbimit shëndetësor të qendrës ku janë të akomoduar personat e komuniteti rom në repartin Ushtarak Rrenc.
Ky lajm është publikuar: 10/01/2010