Dajt, familjarët ebanesës së shembur:Në proces legalizimi
TIRANE- Dje duhej të ishte një ditë e vecantë për familjen Sina. Sibora, më e vogla e shtëpisë do të frynte qirinjt e tortës për 5 vjetorin e saj. Por, në mëngjes ruspat e ndërtimores ishin shfaqur si përbindësha për të prishur shtëpinë ende në ndërtim e sipër.
Sot Sibora, dy motrat e saj dhe vëllai i duhet të kalojnë mbi një grumbull rrënojash për të hyrë në atë cka ka mbetur pa u shembur nga fadromat.
As lotët as kërcënimi për vetëflijim i gruas 36 vjecare bashkë me 4 fëmijët ( më e madhja 14 vjece dhe më e vogla 5 vjece ) , duke u hedhur nga tarraca e banesës, nuk ndalën vrullin e makinerive të rënda për të zbatuar urdhrin e kryeinspektorit të komunës.
SHTEPIA
Familja Sina kishte 10 vjet që kishte zbritur nga komuna Priskë, 21 km nga Tirana, në komunën e Dajtit për një jetë më të mirë për fëmijët e tyre.
Bashkëshorti Idriz Sina, punëtor në një fabrikë këpucësh dhe ajo Bukurie Sina, (si të gjithë të zhvendosurit nga zonat e thella,) kishin zaptuar një tokë, dhe kishin nisur të ngrintin muret e shtëpisë, pa pasur leje ndërtimi, si shumë ndërtime në zonat informale të kryeqytetit.
Me fillimin e procesit të legalizimit, kishte nisur dhe hartimi i dokumenteve, madje banesa ishte në proces legalizimi.
“Kemi dokumentet e banesës që vërteton se jemi në proces legalizimi. Një muaj më parë na doli emri në gazetë, në listën e personave që do t'u legalizoheshin shtepitë në komunën Dajt”- tregon Bukuria për NEWS24.
DYSHIMI
Kryefamiljari Idrizi hedh dyshime se pas pretendimit të ndërtimores se banesa u prish pasi ishte ndërtim pa leje fshihet dicka tjetër.
“Toka ku kam ndërtuar nuk është planifikuar për rrugë. Nëse do niste operacioni për prishjen e ndëtimeve pa leje, atëherë fadromat para se të arrinin në banesën e tyre duhet të kishin prishur dhjetra banesa që janë përpara” - tregon kryefamiljari.
“Këtë shtëpi që në themelet e saj e kemi ndërtuar me kredi, herën e fundit kemi marrë borxh”-thotë Bukuria. Dërrasat që dikur rrethonin banesën, dhe tani janë të rrënuara, dëshmojnë se soleta e tavanit kishte pak ditë që ishte ngritur, ndërsa nga jashtë duket se nuk ka përfunduar së suvatuari.
PADIA
Kryefamiljarët akuzojnë policinë për veprime arbitrare dhe ushtrim dhune.“Policia duhej të na kishte informuar më parë për shembjen e shtëpisë. Të lajmëroja burrin, njerëzit e mi. Policia thoshte hajde të mbarojmë punë shpejt e shpejt e të ikim. Më tërhiqnin kalamjat. Më është nxirë dora ku më kapën. Këmba më është carë. Kjo është dhunë”- tregon Bukuria momentet e tmerrit të djeshëm kur në tentativë për të ndaluar prishjen e banesës kishte hipur në soletë bashkë me fëmijët dhe kërcënonte për vetëflijim. Ndërsa flet mundohet me zor të mbajë lotët.
Ata deklarojnë se do ti shkojnë deri në fund duke ndjekur cdo rrugë ligjore dhe gjyqësore të mundshme dhe se nuk do të largohen nga banesa sikur të gjithë muret të shemben përtokë.
(Suela Gera/balkanWeb)