E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic vizitënjëditore në Bullgari

SOFJE- Avancimi i marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Serbisë do të jetë temë kryesore e bisedës midis kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe presidentit serb Boris Tadic.
Sipas agjencisë serbe Beta, Tadic të premten duhet të qëndrojë për vizitë njëditëshe zyrtare në Bullgari, ndërsa takimi me Borisovin do të mbahet në qytetin bregdetar Varna.

Kryeministri bullgar në prill vizitoi Beogradin, me atë rast dy shtetet firmosën marrëveshje për formimin e qendrës së përbashkët të kontaktit për bashkëpunim në policive dhe doganave, ndërsa ftoi Serbinë të marrë pjesë në ndërtimin e centralit bërthamor në Bullgari.

Banka zhvillimore kineze para do kohë paraqiti interes për ta financuar pjesëmarrjen e Serbisë në ndërtimin e elektro-centralit bërthamor Belene, si dhe në projekte tjera energjetike.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›