Robbie Williamsi jep fund beqarisëmartohet të shtunën
LONDëR- Këngëtari Robbie Williams ka vendosur të martohet me të fejuarën e tij Ayda Field këtë fundjavë. Lajmi bëhet i ditur nga The Sun.
Krijuesi i hitit “Feel” ka një lidhje dashurie me aktoren Field që nga viti 2007, ndërsa vetëm një vit më parë shpalli zyrtarisht fejesën, në Krishtlindjet t vitit 2009, duke nxitur spekulime të njëpasnjëshme për datën e martesës së tyre.
Këngëtari 36-vjeçar nuk ka folur asnjëherë në publik për planet e martesës së tyre, ndërsa tabloidi britanik The Sun pohon se Williams dhe Field do të martohen këtë të shtunë në ishullin Santa Catalina të Kalifornisë. Bëhet fjalë për një ceremoni private, me të afërm e miq të ciftit.
(m.a/BalkanWeb)