Mediu: Nuk i njoh vetes imunitet, i hapur për hetim
Ora: 17:19- Pak orë pas vendimit të Gjykatës së Lartë për pushimin e cështjes ka ardhur reagimi i vetë ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në një deklaratë për shtyp, i sapo dekretuar në postin e ish ministrit të Mjedisit, Mediu shprehet i gatshëm për hetim, duke mos i njohur vetes asnjë lloj imuniteti për këtë cështje. Në letrën e tij drejtuar mediave, ish ministri i mbrojtjes në kohën e shpërthimit në Gërdec, shprehet se ka qënë dhe është i bindur se vendimi më i drejtë është hetimi dhe gjykimi i kësaj cështje deri në fund. Mediu shton se me kërkesën e tij, përfaqësuesit ligjorë, pavarësisht nga kushtet e reja proceduriale kërkuan vazhdimin e gjykimit. Ish ministri i Mbrojtjes përsërit se ai ka kërkuar zbardhje dhe transparencë të plotë për tragjedinë e Gërdecit, duke e lidhur këtë me dorëheqjen që dha nga detyra e ministrit.
Cështja gjyqësore në ngarkim të Fatmir Mediut, ndaj akuzës për shpërdorim detyre në lidhje me shpërthimin në Gërdec, ku humbën jetën 26 shtetas u pushua mesidtën e stome nga Gjykata e Lartë në Tiranë, duke gjetur si shkak rizgjedhjen e tij si deputet me një mandat të ri që ligjërisht i sjell atij dhe një imunitet të ri.
(e.n/News24/BalkanWeb)