Viti i ri shkollor, PS uron fëmijët e mësuesit
Në këtë fillim viti arsimor, PS i drejtohet me urimin për një vit të mbarë të gjithë fëmijëve dhe arsimdhënësve, ndërsa kujton se gjendet pranë cdo familje që për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike nuk ka mundur të cojë fëmijët në shkollë.
TIRANË- Partia Socialiste ka uruar sot të gjithë nxënësit dhe mësuesit për një vit sa më të mbarë shkollor.
Përmes një deklarate për mediat, deputetja socialiste Ledi Shamku nënvizoi se Partia Socialiste “është pranë të gjithë vogëlushëve të cilët ulen për herë të parë në bangat e shkollës dhe veçanërisht pranë të gjithë atyre vogëlushëve që për shkak të varfërisë nuk shkuan në shkollë përbri moshatarëve të tyre”.
Ndër të tjera Shamku shtoi se mbështet të gjithë arsimtarët që për shkak të bindjeve të tyre politike janë sot të papunë.
“Partia Socialiste është sot, më shumë se kurrë, në krah të atyre arsimtarëve që besuan, formësuan dhe mbështetën projektin tonë për një Arsim të Shekullit të Ri, e pikërisht për këtë besim dhe mbështetje sot gjenden të papunë për faj të një hakmarrjeje të klaneve tribale që ende e qeverisin këtë vend” theksoi deputetja socialiste.
(e.n/BalkanWeb)