E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prite para shtepise, plagoset 33-vjecari

SHKODER- Nje person eshte plagosur dje ne mbremje ne Shkoder ndersa jane identifikuar dy autoret e ngjarjes se rende. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:00, ne lagjen "Ahmet Haxhia", kur 33 vjecari Besmir Hasanaj po kthehej me motor ne banese. Sipas policise vendore, te dyshuarit Dritan Vreto dhe Zamir Anali, i kishin zene prite kundershtarit te tyre duke e qelluar me arme. Si pasoje Hasanaj ka mbetur i plagosur ne kembe dhe aktualisht ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Te dy autoret e krimit jane larguar menjehere. Policia i shpalli ne kerkim te dyshuarit, kurse per motivin e krimit mendohet se ka te beje me nje konflikt te vjeter mes te rinjve.

R. Ll.

Kodi Penal

Neni 79

Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese

Vrasja me dashje e kryer:

c) ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, funksionaret e tjere gjate detyres ose per shkak te saj, kur cilesite e viktimes jane te dukshme ose te njohura;

e) ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave

denohet me burgim jo me pak se njezet vjet ose me burgim te perjetshem.

Bashkepunetoret

Bashkepunetore per kryerjen e vepres penale quhen: organizatoret, ekzekutoret, shtytesit dhe ndihmesit. Organizatore quhen ata persona qe organizojne dhe drejtojne veprimtarine per kryerjen e vepres penale.

Neni 27

Pergjegjesia e bashkepunetoreve

Organizatoret, shtytesit dhe ndihmesit kane pergjegjesi si edhe ekzekutoret per vepren penale te kryer prej tyre.

Ne caktimin e denimit per bashkepunetoret, gjykata duhet te mbaje parasysh shkallen e

pjesemarrjes se secilit dhe rolin e luajtur ne kryerjen e vepres penale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›