E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri per parkimin, vellezerit therin Tigrin

DELVINE- Sherri per parkimin e nje motori ne aksin Delvine-Sarande ka cuar ne perleshjen me thika mes dy vellezerve dhe nje personi te trete. Dy te rinj jane plagosur rende dhe perfunduan ne spital, kurse i treti u shpall ne kerkim si autor i dyshuar. Policia tha se autori i identifikuar njihet si kontingjent i rrezikshem dhe pjese e nje bande me 6 anetare qe ka vepruar ne Qafen e Muzines ne grabitjet midis viteve 1997-1998. Burime zyrtare te policise thane se krimi ka ndodhur mbremjen e se premtes ne fshatin Shenjan. Protagoniste kane qene vellezerit Aleks dhe Halim Ruci, 28 dhe 26 vjec dhe kundershtarit te tyre, Tigri Haxhiu, 35-vjec. Si pasoje e grindjes, ka mbetur i plagosur rende me thike ne gjoks e ije, Tigri Haxhiu. Po keshtu, nje nga vellezerit, Halimi, ka marre demtime ne koke dhe fytyre. Dy te plagosurit jane derguar menjehere ne urgjencen e spitalit ne Sarande, ku ndodhen ne gjendje te rende, por jashte rrezikut per jeten. Policia mberriti ne vendngjarje dhe zbardhi krimin, duke shpallur ne kerkim te dyshuarin Aleks Ruci, per "vrasje me dashje, mbetur ne tentative". Policia tha se Aleks Ruci eshte kontigjent i policise, i denuar si anetar i nje bande prej 6 personash, qe kryente grabitje me arme ne aksin rrugor Vrion-Muzine ne vitet 97-98.

B. Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›