Masakra, ne zonen e plazhit dhe ne pikun e levizjeve
Te shtenat me arme kane ndodhur ne nje zone shume te frekuentuar ne plazhin e Durresit, tek zona e njohur si Pista "Iliria", ku policia tentoi te arrestoje te shumekerkuarin prej 6 vitesh. Vetem 300 metra larg vilave qeveritare, ne nje orar ku fluksi i levizjes ka qene ne kulm dhe zona ishte e populluar. Ne fund te operacionit mbeten te vrare kater anetaret e Policise se Shtetit, te kapur ne befasi, pikerisht ne nje zone teper te ngushte dhe pa mundesi manovrimi per t'i shpetuar fundit tragjik. Viktimat jane drejtues Fatos Xhani, komandant ne forcen e posacme ne Drejtorine Kunder Krimit, kryeinspektor Kastriot Feska, kryeinspektor Altin Dizdari dhe kryeinspektor Sajmir Duckollari. Teksa rrethuan te dyshuarin qe levizte me nje fuoristrade "Tuareg" duke dale nga banesa ku strehohej, policet u qelluan pasi kishin bere thirrje qe personat ne fuoristrade te mos reagonin. Por thirrjeve "Policia, Policia!", te dyshuarit i jane pergjigjur me arme, duke vrare te kater efektivet qe gjendeshin ne autoveturen "Ford" pa targa. Tre makinat e tjera te policeve sekrete gjendeshin ne zona te ndryshme per te mos rene ne sy te te dyshuarve dhe kane reaguar ne momentin kur ka nisur batareja e te shtenave. Ne operacion ishin perfshire te pakten 12 efektive te Sektorit te Operacioneve Sekrete.