E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, 6 të arrestuar për trafik qeniesh njerëzore

Prishtinë (start)-Gjashtë persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës të dyshuar për trafik të qenieve njerëzore, ndërkohë që një tjetër person është në kërkim. Operacionet e policisë u kryen në Prizren, Rahovec, Suharekë, Podujevë, Gjilan, Vushtrri dhe Skenderaj.

Gjatë kontrollit të tetë shtëpive e një lokali agjencie turistike janë konfiskuar një pushkë M-48, një pistoletë e kalibrit 7,65 milimetra, pasaporta dhe dokumente të ndryshme, bën të ditur policia.

Gjashtë të dyshuarit janë duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Prizren, ndërsa hetuesit rajonalë të policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›