E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Miloshoski vizitë dyditore në Ukrainë

Kiev (start)-Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Antonio Miloshoski ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Ukrainë. Gjatë vizitës së tij, shefi i diplomacisë maqedonase do të zhvillojë një takim me homologun ukrainas Vladimir Ogrizko si dhe me presidentit e shtetit, Viktor Jushçenko.

Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme njofton se gjatë këtyre takimeve, temë e bisedave do të jenë zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat me karakter reciprok, si dhe për çështje të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›