E Diel, 1 Nëntor 2026

Scheffer viziton sot Kosovën

Prishtinë (start)- Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Atlantikut Verior Jaap de Hoop Scheffer do të mbërrijë sot për një vizitë në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, Scheffer pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit të ri të Republikës së Kosovës. Në qendër të bisedave do të jetë situata në vend në periudhën e fundit si dhe përpjekjet që po bëhen për integrimin dhe arritjen e standardeve. Gjithashtu Scheffer do të vizitojë edhe trupat ushtarake të NATO-s të gjendura në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›