Dalglish: Rivalët kanë frikë nga ne

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish beson se rivalët nga Premierliga kanë filluar të frikësohen, pas përparimit që bëri ekipi i tij në pjesën e dytë të sezonit që shkoi.
Klubi anglez pati fillim katastrofal të sezonit me ish-menaxherin Roy Hodgson, por gjithçka ndryshoi me rikthimin e Dalglishit. Liverpool e mbylli sezonin në pozitë të mirë dhe kjo lë të besohet se këtë vit ‘Reds’ do të luftojnë për ndonjë trofe.
“Ne u sfiduam nga secili ekip në Premierligë, jo vetëm nga Tottenhami e Manchester City. Kishim sfidë edhe me veten. Ne nuk duhet të brengosemi me faktin se me cilin ekip do të luajmë. Kemi kapacitet që të bëjmë lojë të mirë kundër çdo kundërshtari. Ne do të mundohemi ta bëjmë më të mirën”, deklaroi trajneri anglez për Sky Sports News.
“Gjëja më e rëndësishme për ne është se si klubet e tjera janë duke e shikuar Liverpoolin. Skuadrat e tjera e shohin Liverpoolin si kërcënim të madh. Ato kanë frikë nga ne”, vazhdoi legjenda e Liverpoolit, Kenny Daglish.