E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vettel: Na dha leksion Ferrari

Nga Express më 14 korrik 2011 në ora 10:04

Sebastian Vettel e pranon se në garën për Shpërblimin e Madh të Britanisë së Madhe, e cila u mbajt të dielën që shkoi në Silverstone, Ferrari ishte superior ndaj ekipit të tij, Red Bull. Fernando Alonso ishte më i shpejti në garën e Silverstones, duke lënë prapa dyshen Vettel – Webber.

“Na dhanë leksion. Tash nevojitet të reagojmë. Gara e Britanisë së Madhe ishte e vështirë. Ferrari ishte shumë i shpejtë, në veçanti Alonso. Na mposhtën me meritë, këtë duhet ta pranojmë”, tha kampioni i botës.

Piloti i ri gjerman kërkon nga ekipi i tij që të reagojë që nga gara e ardhshme, për ta ruajtur primatin në Botërorin e Formulës 1, në nivelin e pilotëve dhe në atë të konstruktorëve.

“Duhet të mësojmë nga ajo që ndodhi. Na takon neve që ta rikthejmë koncentrimin dhe të paraqitemi me shfaqje edhe më bindëse në garat e ardhshme. Jemi ende në një pozitë avantazhi, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Në të kundërtën, të tjerët do na afrohen...“, përfundoi Vettel, i cili, përkundër faktit se përfundoi i dyti në Silverstone, prin bindshëm në renditjen botërore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›