E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puel kërkon 4.9 milionë euro nga Lyoni

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 21:41

Claude Puel, i cili u shkarkua si trajner i Olympique Lyonit gjatë verës, kërkon nga ish klubi i tij 4.9 milionë euro, që përfshin dëmin në reputacionin e tij profesional.

50 vjeçari, i cili kishte edhe një vit në kontratën e tij, ishte zëvendësuar nga Remi Garde në qershor pas dështimit të fitonte titullin në Ligue 1 në aventurën e tij trevjeçare në Stade Gerland.

Megjithatë, avokati i Puelit, Guy Reiss ka njoftuar se klubi i ka borxh strategut disa pagesa dhe kompensimin për dënim e shkaktuar ndaj reputacionit të tij.

“Së pari janë 3.3 milionë euro në paga borxh për pjesën e mbetur të kontratës së tij dhe në lidhje me kompensimin për dëmtimin e reputacionit të tij profesional, 1.6 milionë euro”, tha Reiss për RMC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›